UJËVARA E SOTIRËS


UJËVARA E SOTIRËS
✤ Ujëvarë-burim në VL të Tomorit (rrethi i Beratit) në lartësinë rreth 700 m, një nga më të mëdhatë e vendit dhe unikale nga forma e daljes. Ujët shkëputet me forcë nga shkëmbi, duke dalë nga një e çarë horizontale dhe bie menjëherë vertikalisht në një greminë të thellë. Ka vlera shkencore e turistike dhe bukuri të rralla natyrore.

(N.M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ujëvara E Sotirës


[cite]