UJI I FTOHTË I TEPELENËS


UJI I FTOHTË I TEPELENËS
✤ Burim karstik në JL të qytetit të Tepelenës në bregun e djathtë të Drinos, pak para derdhjes në Vjosë. Ujërat dalin në kontaktin midis gëlqerorëve dhe flishit të papërshkueshëm. Gjatë muajve të verës burimi ka prurje prej 100-150 litër/sek, ndërsa në dimër ajo rritet 2-3 herë. Temp. e ujërave është rreth 13-14°C, janë të tipit karbonatik me mineralizim e fbrtësi të vogël. Uji është mjaft i lehtë në të pirë.

Peisazhi tërheqës i zonës rreth burimit dhe ndërtimet e lokalet e kanë bërë atë një pikë turistike dhe vend çlodhjeje të njohur.

(A.Se.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uji I Ftohtë I Tepelenës


[cite]