UJËBARDHA


UJËBARDHA
✤ (Bellovoda). Fshat në rrethin e Korçës (JP). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Kamenicës (shih). Është vendbanim i vjetër, përballë ndodhen rrënojat e një kalaje ilire të fillimit të mijëvjeçarit I p.e.r. që ka vijuar deri në antikitetin e vonë (shek.IV-VI e.r.). Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në gusht 1943. Më 7.8.1943 fashistët italianë bënë masakra në fshat duke pushkatuar 12 veta. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Kamenicës. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, fasuleve dhe rritja e bagëtive të imëta. U. ka shkollë të ciklit të ulët, shtëpi-muze, vatër kulture, ambulaneë, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ujëbardha


[cite]