UJËMBLEDHËSI I PASKUQANIT
✤ Vepër e ndërtuar në fshatin Paskuqan të rrethit të Tiranës më 1981-1983. Grumbullon 9 milionë m3 ujë, që i merr nga 1. i Tiranës në fshatin Babrru nëpërmjet një kanali 2,5 km të gjatë, bashkë me një tunel 400 m. Diga e ujëmbledhësit është e lartë 25 m dhe e gjatë 500 m. Prej tij ujiten 500 ha në fushën e Tiranës e të Prezës, 1100 ha në Paskuqan, Babrru, Mëzez e Domje etj. Kanali kryesor ujitës është 40 km, ka 7 stacione pompimi. Prej tij merr gjithashtu ujë ekonomia e peshkimit në Laknas.
(Dh.V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ujëmbledhësi I Paskuqanit
[cite]