UJËRAT KARSTIKE
✤ Ujëra që lëvizin në kanalet, zgavrrat, çarjet dhe zbrazëtitë e tjera të formuara nga gërryerja e shkëmbinjve të tretshëm lehtë, kryesisht karbonatikë. U.K. ushqehen nga reshjet atmosferike, nga ujërat sipërfaqësore që depërtojnë në shkëmbinjtë e karstëzuar (gëlqerorë, dolomite, gjipse, kripë guri etj.).
Burimet karstike janë dalje natyrale të U.K. dhe kanë prurje të lartë. Në disa raste ato janë zanafillë e përrenjve, lumenjve etj. Në Shqipëri burimet karstike janë të përhapura kryesisht në shkëmbinjtë gëlqerorë. Më të përmendurat ndër to janë burimet si Syri i Kaltër e burimet e tjera të Bistricës, Uji i Zi (Këlcyrë), i Guakut (Çorovodë), i Bogovës (Poliçan), i Selitës (Tiranë), i Poçemit (Ballsh), i Shutrisë (Burrel), i Zhepës ose Gushnicës (juibohovë), i Borshit etj. Burime të tjera, me rezeçva të mëdha të ujërave nëntokësore ka edhe në—thellësi të masivëve të shkëmbinjve gëlqerorë si burimi i Rrjollit dhe Syri i Sheganit në Koplik, burimet e Griqanit (Elbasan) etj.
Burimet karstike në disa raste janë sezonale ose të përkohshme si p.sh. Viroi i Gjirokastrës. Një tip i veçantë U.K. janë edhe burimet që derdhen nën nivelin e detit, si Uji i Ftohtë në Vlorë.
(Z.Ke.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ujërat Karstike