UJËRAT NËNTOKËSORE
✤ Ujëra në gjendje të Iëngët, të ngurtë, ose të gaztë që mbushin poret dhe ndërmjetësirat e shkëmbinjve të kores së tokës. Shkëmbinjtë që përmbajnë ujë quhen shtresa ose horizonte ujëmbajtëse. Horizonti i parë ujëmbajtës nga sipërfaqja e tokës quhet i ujërave freatike, ndërsa horizontet që shtrihen nën të, në shumicën e rasteve janë horizonte të ujërave me trysni ose arteziane. Sipas përbërjes kimike U.N. ndahen në të ëmbël ose të pijshëm dhe në të kripëzuar ose U. minerale (shih).
Territori i Shqipërisë është i pasur me U.N. Në zonën P bregdetare si dhe në gropat e brendshme pjesa më e madhe e U.N. gjendet në pellgje ujëmbajtëse arteziane (pellgu i Fushë-Kuqes, pellgu i Korçës, pellgu i Lushnjës etj.), ose në trajtë ujërash freatike, të cilat gjenden kryesisht në depozitimet zhavorore të lumenjve Mat, Shkumbin, Vjosë etj. Në krahinat malore mbizotërojnë ujërat karstike (shih) dhe ujërat e çarjeve. Në vise të ndryshme janë takuar edhe U. minerale.
U.N. shfrytëzohen për furnizimin me ujë të pijshëm të qyteteve, fshatrave dhe të ekonomisë së vendit. Me studimin e U.N. merret hidrogjeologjia (shih).
(H.Da.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ujërat Nëntokësore