UJËRAT TERRITORIALE
✤ Brez ujor, me një gjerësi të caktuar, që shtrihet përgj,atë bregdetit të RPS të Shqipërisë, mbi të eilin ajo ushtron sovranitetin e saj. Ujërat territoriale të vendit tonë përcaktohen me Dekretin nr. 4650 dt. 9.3.1970 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, ndryshuar me Dekretin nr. 5384, dt. 23.2.1976 «Mbi kufirin e Republikës Popullore të Shqipërisë*, ku thuhet se «Ujërat territoriale të Republikës Popullore të Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregdetit të saj, në një gjerësi prej 15 miljesh detare (27,780 km.). Në këto ujëra anijet e huaja jo të luftës gëzojnë të drejtën e kalimit paqësor, kurse ato të luftës mund të futen vetëm me leje të posaçme të Këshillit të Ministrave.»
(K.Kr.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ujërat Territoriale
[cite]