UJËSJELLËSI I FUSHË-KUQES


UJËSJELLËSI I FUSHË-KUQES
✤ Ujësjellës pfe furnizimin me ujë të pijshëm të Durrësit, Kavajës, Plazhit të Durrësit e të Golemit si dhe shumë fshatrave e qendrave të tjera të banuara. Shfrytëzohen ujërat nëntokësore të pellgut artezian të Fushë-Kuqes. Punimet filluan më 1973.. përurimi pjesor u bë në vitin 1975 (për qytetin e Durrësit) dhe përfundoi plotësisht më 1982. Ka gjatësi të përgjithshme 125 km dhe kapacitet prej 700-750 litra/sek. Fuqia e vendosur e elektropompave është 5000 kW për të 7 staeionet e pompimit të ngritjes së parë dhe stacionin kryesor të ngritjes së dytë.

(S.Ço.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ujësjellësi I Fushë-Kuqes


[cite]