UJMISHTI
✤ Fshat në rrethin e Kukësit (J), në të dy anët e luginës së Drinit të Zi. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Resk, Skavicë e Tejdrinë, popullsia gjithsej 2317 banorë. Dëshmohet si venabanim që në shek.III-IV. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1967. U. është qendër e koop. së bashkuar «Drita e Drinit» formuar më 1968. Ka drejtim kryesor prodhimin e drithërave e rritjen e bagëtive të imëta. U. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, muze, aendër shëndetësore, njësi të shërbimit tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ujmishti
[cite]