ULLIRI
✤ (Olea europe’ sativa). Dru frutor i familjes Oieacea gjithmonë i blertë, me trang të lartë cleri 10-18 m. me qafën e rrënjës disa herë më të trashë se trungu, me gjethe të thjeshta, të ngushta heshtore me ngjyrë të gjelbër të errët nga lart dhe me ngjyrë hiri nga poshtë, me lule të vogla të bardhë në krem të grumbulluara në vile. Lulëzon në prill-qershor, bën fryt një kokërr (ulli) me formë të rrumbullakët deri në vezake të zgjatur që në pjekje merr ngjyrë vjolleë në të zezë; pjekja fillon në tetor dhe përfundon në janar. Kokrrat sipas kultivarit përmbajnë 18-34% vaj.

Ato janë të pasura me pektinë, proteina, kripëra minerale të kaliumit, të hekurit, kripëra fosfatike si dhe vitamina A dhe E.

U. jeton për shumë shekuj, shumëzohet me farë, me mënjollë, me copa rrënjësh ose degëza. Druja e U. e verdhë dhe me damarë të errët përdoret për të përgatitur orendi të ndryshme.

U. në botë kultivohet kryesisht në viset e ngrohta, në të gjitha vendet rreth Mesdheut. Në Shqipëri rritet kryesisht në Sarandë, Vlorë, Fier, Berat, Lushnje, Durrës, Elbasan, Tiranë, Krujë, Shkodër etj. Kultivohet deri në lartësinë 200-300 m mbi nivelin e detit, por gjendet edhe në lartësinë 500-600 m. Dëshmohet historikisht që në shek.IV-III p.e.r.. Ilirët e kishin patur të zhvilluar kulturën e U. Ullishtet shumëshekullore janë ato të Vlorës, Beratit, Tiranës, Krujës dhe Elbasanit. Kultivarët kryesorë për vaj janë Kalinjoti, Mixai, U. i bardhë i Krujës dhe i Durrësit; për kripje kokërrmadhi i Beratit, kokërrmadhi i Elbasanit, kripësi i Krujës etj.

Çlirimi i vendit gjeti rreth 1.5 milionë rrënjë U. Ndërmarrjet e para bujqësore të ullishteve u krijuan në Vlorë, Berat dhe Elbasan. Me sistemimet dhe brezarimet janë krijuar masive të mëdha me U., si ato të Bregdetit (Sarandë e Vlorë), Mallakastrës, Oblikës (Shkodër) etj. Më 1983 në Shqipëri kishte 5.271.000 rrënje U. që zinin një sipërfaqe toke prej 43.700 ha, 78% të numrit të përgjithshëm të U. janë për vaj dhe 22% për ki’ipje. Prodhimi i U. më 1380 kundrejt v.1960 është rritur 5,3 herë. (J.Dh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ulliri


[cite]