ULQINAKU ALI


ULQINAKU ALI
✤ (1855-1913). Hartues fjalori. Lindi në Ulqin në familjen e një barkëtari. Në kohën e agresionit të Malit të Zi kundër Ulqinit (1876-1877) mori pjesë në mbrojtjen e qytetit. Më 1880 u vendos në Shkodër, ku mbaroi medresenë. Punoi si mësues në Shkodër e në Lezhë. Hartoi një fjalor turqisht-shqip e shqip-turqisht dhe një abetare shqip me alfabet arab, që mbetën dorëshkrime. Fjalori, të cilin e quajti «Ulqin», përbëhet nga tri pjesë. Pjesa I përmban një fjalor turqisht-shqip në vargje, pjesa II — një fjalor tux-qisht-shqip, kurse pjesa III—një fjalor sliqipturqisht me rreth 4000 fjalë. Ky fjalor përmban mjaft fjalë të rralla dhe ka vlerë për leksikografinë shqipe dhe për historinë e gjuhës. (Th.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ulqinaku Ali


[cite]