ULQINI
✤ Qytet, qendër e komunës me të njëitin emër në RS të Malit të Zi. Ndodbet në qendër të «rivierës ulqinake» që fillon nga Kepi i Mendrës në VP e deri në grykëderdhjen e Bunës në JP. Prej Kepit të Mendrës e deri te Kepi i Gjeranave, malet Dinarike bien thikë mbi det duke formuar një bregdet shkëmbor me gjire të përshtatshme për strehimin e barkave detare. Sipas regjistrimit të vitit 1981 komuna e Ulqinit me 39 fshatrat e saj kishte 21 576 banorë, shumica dërrmuese e të cilëve janë shqiptarë.

Krahina në të cilën bën pjesë U. në lashtësi banohej nga fisi ilir i labeatëve. Në kohën e lulëzimit të shtetit ilir qyteti me emrin Ulcinium u zhvillua si qendër bujqësore e zejtare, ishte një nga limanet më të mbrojtura ku strehohej flota e fuqishme e këtij shteti. Muret më të hershme me blloqe të latuara guri i përkasin shek.IV p.e.r. Përmendet për herë të parë më 168 p.e.r. Në shek.I ishte qytet që kishte fituar të drejtat romake. Në shek.VII ra nën sundimin bizantin, ndërsa nga shek.XII-XIV nën sundimin serb.

Pas rënies së mbretërisë serbe shpërtheu konflikti për zotërimin e U. midis familjeve feudale shqiptare të Baishajve dhe sundimtarëve venedikas. Në periudhën e Skënderbeut, ushtria shqiptare duke thyer ushtrinë e Venedikut depërtoi në U. e Tivar dhe e vuri Venedikun në pozitë të vështirë. Nga viti 1571 qyteti dhe rrethet e tij u vunë nën sundimin e Perandorisë Osmane. Në këtë periudhë U. u bë qendër e rëndësishme e tregtisë së ndërmjetme, që lidhte rajonet e brendshme e sidomos Shqipërinë e Veriut me qendrat e Adriatikut e të Mesdheut. Më 1706 ulqinakët kishin rreth 300 anije.

Popullsia e U. ka dhënë një ndihmesë të shquar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytet e në rrethe vepronte dega e Lidhjes shqiptare. Më 3880 U. me rrethet e tij së bashku me Shkodrën u bënë një nga vatrat kryesore të qëndresës së popuilsisë shqiptare kundër ushtrive osmane, atyre malazeze dhe Fuqive të Mëdha, flota ushtarake det.are e të cilave bllokoi qytetin për ta detyruar popullsinë e tij t’i aneksohej Malit të Zi. Pas shtypjes së qëndresës së ushtrive të Lidhjes Ulqini me rrethet e tij, në nëntor 1880 iu aneksua Malit të Zi.

Gjatë sundimit malazez e serb popullsia shqiptare iu nënshtrua shtypjes e shfrytëzimit të gjithanshëm. Në U. e rrethet e tij u ruajtën marrëdhëniet feudale, u bë shpronësimi i popullsisë sfaqiptare që u shoqërua me kolonizimin malazez. U thellua prapambetja ekonomike, ndërsa popullsia e tij erdhi duke u pakësuar.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ulqini


[cite]