ULTËSIRA BREGDETARE


ULTËSIRA BREGDETARE
✤ (Ultësira Adriatike, Ultësira Perëndimore), Krahinë gjeografike e rëndësishme e vendit, fusha më e madhe e Shqipërisë dhe e Bregut L të Adriatikut dhe një nga më të mëdhatë e Gadishullit Ballkanik. Shtrihet nga Hani i Hotit në V e deri në Vlorë në J, rae gjatësi 200 km e gjerësi nga 4-5 në 50 km., me sipërfaqe të përgjithshme (bashkë me kodrat) rreth 6500 knr.

U.B. është formuar
Rielievi i sotëm i fushave të U.B. është formuar nën ndikimin e prurjeve të ngurta të lumenjve që e përshkojnë, të cilat depozitohen në rjedhjen e ulët të tyre. Si rrjedhim vija bregdetare e U.B. në shumë vise përparon në kurriz të detit dhe sipërfaqja e saj është rritur mesatarisht 60 ha në vit (gjatë 60 vjetëve të fundit). Por në disa pjeaë të tjera vërehet procesi i kundërt — përparimi i detit në kurriz të tokës (Patok, Gryka e Semanit etj.).

Tipari kryesor i relievit të U.B. është prania e një radhë kurrizesh kodrinore antiklinale me drejtim VP-JL e me shpate të buta asimetrike, që prishin njëtrajtshmërinë e saj dhe e ndajnë atë në një radhë fushash të veçanta. Kurrizet kryesore kodrinore janë: Kurrizi i Rencit (545 m) dhe Kakarriqit (383 m) midis të cilëve shtrihet fusha e Torovecit (e Kakarriqit), e krijuar në ish-kënetën me të njëjtin emër pas bonifikimit të saj: kurrizi Rodon (272 m) —-Prezë (324 m) — Vorë — Kashar —Kodra e Gjatë (490 m); kurrizi i Kodrave të Kavajës, ai i Divjakës (192 m), i Ardenicës, i Pojanit dhe kurrizi i Frakullës,

Fushat kryesore të U.B. janë: e Mbishkodrës, e Nënshkodrës, e Bregut të Matës, e Krujës (Miiotit, Mamurrasit, Thumanës, Budullës, Rinasit), e Tiranës, e Durrësit, e Kavajës, e Myzeqesë dhe e Elbasanit. Nga ana gjeografike në U.B. futen edhe disa zona të mëdha koarinore: Mallakastra, Dumreja, Krraba, zona midis Erzenit të mesëm në V e Shkumbinit të mesëm në J (Kodrat e Ndroqit, Pezës, Petrelës, Baldushkut, Vrapit, Rrogozhinës etj.), zona kodrinore e Q.Staiin deri në Sulovë, Topalltia etj.

Klima e U.B. është tipike mesdhetare (dimri i butë dhe i lagësht, vera e nxëhtë dhe e thatë). Temp. mesatare vjetore janë 15.0° (KopIIk), 16-6: (Vlorë). Numri i ditëve me ngrica shkon nga 33 (Shkodër) në 5 (Vlorë). Temp. më e lartë derj 43.9° (Q. Stalin, vendi mëi nxehtëpas Mmssë

së Sarandës), 42.2° (Vlorë), më e ulëta —” I:

. .orë). Sasia e reshjeve lëviz nga 2000 mm ‘hhsdër) deri 930 mm (Lushnjë). Në stinën a ver;s bien 7-10% e sasisë vjetore të rreshjeve.

U.B. ka pasuri të mëdha ujore, në të rrjea.n:n pjesët e poshtme të lumenjve kryesorë të var.di: dhe gjenden liqeni i Shkodrës dhe liqenet a Dumresë. Për nevojat e ujitjes janë ndërruor dhjetëra ujëmbledhës e liqene artificiale, kana.a ujitëse, stacione elektropompash etj. Janë bars punime të mëdha bonifikuese e hidroteknike (argjinatura anës brigjeve të lumenjve, thellime të shtratit të tyre, prita mbrojtëse në përrenjtë malorë, devijime të shtratit, hidrovore etj.) si rrjedhojë e të cilave lumenjtë janë disiplinuar dhe U.B. ka shpëtuar nga përmbytjet katastrofike të së kaluarës.

Tipat kryesorë të tokave të U.B. janë tokat e hirta-kafe, të përshtatshme për rritjen e drithërave të bukës, bimëve industriale, hardhisë etj., tokat livadhore të Mrta-kafe, ato aluvionale, ranore etj.

Bimësia natyrore e U.B. (kryesisht makje e dushqe) ka pësuar ndryshime të mëdha. Sipërfaqe të mëdha me makjë e drurë pyjorë janë shpyllëzuar e mbjellë me kultura bujqësore, me drurë frutorë (vreshta, ullinj etj.) si dhe me plep, akacie, pishë. Masive pyjore të pakta gjenden në pjesën VP të kodrave të Rodonit (dushk, vidh, frashër të përzier me makje), në ishullin Kune të Lezhës, në zonën e Patokut (rrethi i Krujës), në kodrat e Divjakës, Ardenicës, të Levanit etj, Por masivi pyjor më i madh i krahinës është pylii i Divjakës.

Sot krahas peizazheve natyrore mbizotërojnë gjithnjë e më shumë peizazhe antropogjene — arat e sistemuara, tarracat në viset kodrinore, rrugët e komunikacionit që e përshkojnë krvq e tërthor, qendrat e reja të banuara me planimetri e urbanistikë moderne, veprat industriale, puset e naftës e linjat e tensionit të lartë.

U.B. ka rëndësi të madhe ekonomike, përfshin afër 1/4 e sipërfaqes së përgjithshme të vendit dhe në të banon më shumë se gjysma e popullsisë, gjenden tërësisht e pjesërisht 10 rrethe të vendit dhe 28 qytete. Është zona më e msdhe dhe më e rëndësishme bujqësore dhe industrlale e vendit, duke dhënë pjesën dërrmuese të drithërave të bukës, një pjesë të madhe të prodhimeve blegtorale, bimëve industriale dhe predhimit industrial të Republikës, gjenden venëburime kryesore të naftës e të gazit dhe ië myrgurit.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ultësira Bregdetare


[cite]