ULTËSIRA PRANADRIATIKE


ULTËSIRA PRANADRIATIKE
✤ Ultësirë paramalore e mbushur nga molasa miocenike, e pliocenike që zë pjesën P të Shqipërisë, përfshin edhe ultësirën e Tiranës dhe në pikëpamje gjeografike x përgjigjet afërsisht Ultësirës bregdetare (shih). U.P. është e mbivendosur në pjesën VP të Zonës Jonike, ku mbulon me tejvajtje e me mospajtim struktural depozitimet më^të_-vjëtra prandaj këtu U.P. ka ndërtim gjeologjik me dy kate. U.P. është përfshirë nga një fazë malformuese në pliocen (etapa neotektonike) e ciklit alpin, që në pjesën qendrore e sidomos P të saj, ka shkaktuar formimin e strukturave antiklinale, të ndara nga sinklinale më të gjera. Strukturat janë vendosur në vargje pak a shumë drejtvijore, që ndjekin brezat strukturalë të ZonësJonike, kanë ndërtim asimetrik dhe në krahë ato kanë shkëputje tektonike disa herë me gjani të madhe,

Strukturat e U.P. kanë filluar të formohen nga mesi i miocenit (tortonian), kur ajo ultësirë ishte e bashkuar me Ultësirën e Tiranës. U. e Tiranës është gjithashtu një ultësirë molasike, që ka nisur të formohet në fillim të miocenit (akuitanian) dhe pjesërisht është e mbivendosur në Zonën e Krnjës (shih) me mospajtim struktural, duke pasur kështu ndërtim dykatësor. Kati i sipërm struktural përbën një sinklinal të madh, i cili është qymyrmbajtës në nivelet e miocenit (tortonian).

Në U.P. veç vendburimeve të qymyrgurit, gjenclen edhe vendburime nafte e gazi, gjips, alabastër, lëndë të shumta ndërtimi etj. (A.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Ultësira Pranadriatike


[cite]