Uniteti i jetës së gjallë
Të gjitha qeniet e gjalla, sado të ndryshme qofshin, janë të ndërtuara nga disa pjesëza shumë-shumë të vogla të quajtura qeliza. Qeliza është quajtur edhe tulla e jetës. Ashtu si një pallat është i ndërtuar nga një mori tullash të vendosura përbri njëra-tjetrës, ashtu edh çdo qenie e gjallë është e formuar nga një numër i pafund qelizash. Pra qeliza është njëria më e vogël e çdo organizmi të gjallë.
Jeta e gjallë u shfaq në tokë qindra e qindra milionë vjet më parë. Qeniet e para të gjalla kanë qenë organizma njëqelizore, që do të‘ thotë se trupi i tyre formohej nga një qelizë e vetme. Me kalimin ë miliona vjetëve, nga këto or ganizma të para u formuan organizmat shumë-qelizorë dhe. më pas organizmat e larta, kafshët e ndryshme të zhvilluara që jetojnë edhe sot, dhe vetë njeriu. Kjo tregon se të gjitha qëniet e gjalla kanë një prejardhje të përbashkët dhe se qeliza shpreh unitetin e jetës së gjallë.