UNIVERSITETI I TIRANËS


UNIVERSITETI I TIRANËS
✤ Institucion i lartë mësimor e shkencor kryesor i vendit, qendra më e rëndësishme për përgatitjen e specialistëve me kualifikim të lartë. U themelua në Tiranë më 16.9.1957, me bashkimin_ e disa instituteve të larta të mëparshme.

Në vitin e parë akademik LTT kishte 6 fakultete, 45 katedra dhe 15 specialitete në sistemin e ditës, të mbrëmjes dhe të korrespondeneës. Në vitin e 25-vjetorit të themelimit (1982-1983) numri i fakulteteve ishte 7, i katedrave 84 dhe i speeialiteteve 42. Gjatë kësaj periudhe u diplomuan 30 000. specialistë të profileve të ndryshme dhe janë përgatitur të gjitha tekstet bazë për lëndët e ndryshme. Përveç punës pedagogjike të fakulteteve (shih fakultetet përkatëse) në .UT zhvillohet edhe. një veprimtari kërkimore shkencore, botohen disa revista shkencore, organizohen sesione shkencore etj. Pranë fakulteteve organizohet kualifikimi pasuniversitar, mbrojtja e disertacioneve si dhe kurse të ndryshme pasuniversitare.

UT bashkëpunon me shumë qendra prodhimi e institucione të tjera për problemet aktuale e të perspektivës të ekonomisë, jep ndihmesë në fushën e shkencave shoqërore e’«në veçanti për historinë, gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare.

Në UT zhvillohet edhe një veprimtari e gjerë politike, kulturore, artistike, fiskulturore etj. Biblioteka e UT (shih) është ndër bibliotekat më të mëdha të vendit. Pjesë përbërëse e UT është edhe Qyteti Studenti me fjetore për studentët si dhe me një qendër kulturore e sportive. Një pjesë e studentëve marrin bursë. Studentëve që ndjekin arsimin e lartë pa shkëputje nga puna u krijohen kushte lehtësuese si leje suplementare, orar i reduktuar në punë etj. Studentët e UT marrin pjesë në tërë veprimtarinë mësimore-edukative, ata përfaqësohen në të gjitha organizatat pedagogjike-shkencore e administrative të UT, të fakuteteve, dekanateve dhe të katedrave.

Me vendim të Plenumit XI të KQ të PPSH, të prillit 1985, U.T. mori emrin U.T. «Enver Hoxha».

(Sh. O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Universiteti I Tiranës


[cite]