UNRRA
✤ (United Nations Relief and Rehabilitation Administration — Administrata e Kombevetë Bashkuara për Ndihmë dhe Rindërtim). U krijua më 9 nëntor 1943 në Uashington nga përfaqësuesit e 44 shteteve që përbënin atëherë Kombet e Bashkuara. Sipas vendimit përkaiës ajo duhej t’u vinte në ndihmë vendeve të çiiruara nga pushtimi fashist me ushqime, veshmbathje, barna e sende të tjera të nevojshroe, të ndihmonte për riatdhesimin e personave të internuar e të shpërngulur si dhe për rindërtimin e vendeve të shkatërruara nga lufta. UNRRA. veproi në Evropë deri më 31.12.1946 dhe në Afrikë e Lindjen e Largët deri më 20.6.1947.

Formalisht fondet duhej të siguroheshin nga qeveritë e 44 shteteve, por në fakt u dhanë nga SHBA dhe Anglia, të eilat edhe kontrollonin e drejtonin në interes të politikës së tyre antipopullore neokolonialiste të gjithë veprimtarinë e këtij organizmi. Në krye të UNRRA-s ishin ofieerë amerikanë dhe anglezë, të cilët nën maskën. e ndarjes së «ndihmave» punonin për të ringjaIlur reaksionin, për të bërë presione dhe për të realizuar objektivat imperialiste të shteteve të tyre. Në ato vende ku u pranuan, oficerët amerikanë dhe anglezë, i realizuan këto qëllime të errëta. Qeveria Demokratike e Shqipërisë i hodhi poshtë kushtet e vëna nga anglo-amerikanët, të cilët u detyruan të pranonin që «ndihmat» e UNRRA-s të vinin në Shqipëri sipas kushteve të caktuara prej saj.

Këshilli i UNRRA-s me rezolutën nr. 100. dt. 16.8.1946 vendosi shpërndarjen e kësaj organizate. Ky vendim u konfirmua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila me rezolutën 57 (I), dt. 11.12.1946, vendosi të krijojë një Fond Ndërkombëtar Ndihme për Fëmijët (UNIGEF), i cili trashëgoi edhe të gjitha fondet që dispononte UNRRA..

(S. My.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Unrra


[cite]