URA HEKURUDHORE-AUTOMOBILISTIKE E MILOTIT
✤ Urë mbi lumin Mat në afërsi të Milotit, ndërtuar më 1981. Është më e gjata e ndërtuar deri më sot në vend: 781 m, me gjerësi m dhe lartësi 7 m, me 33 hapësira, themelet janë bërë me shtylla betonarme.je të rrumbullakëta e me mbistrukturë me trarë e soletë betonarmeje të parapërgatitura. Gjatë ndërtimit janë përdorur metoda të reja për ngritjen e nënstrukturës e mbistrukturës, montimin e trarëve me peshë 45 tonë me vinc ekskavator etj.
(Mi.D.—Sh.T.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ura Hekurudhore-Automobilistike E Milotit
[cite]