URA VAJGURORE
✤ Qytet në rrethin e Beratit (VP), në të dy anët e l.Osum, afër bashkimit ‘me Devollin. Popullsia 3660. Qendër e banuar e vjetër, si pikë kyçe kalimi. Një urë e tipit romak lidhte rrugën që bashkohej me Egnatian. Në shek.XVIXI fillon të kthehet në qendër ekonomike; u quajt më pas Ura e Hasan beut. Banorët morën pjesë në kryengritjen fshatare kundër Tanzimatit.
Gjatë Luftës ANÇ janë zhvilluar shumë aksione kundër pushtuesve. Gjermanët në tërheqje e hodhën në erë urën. U çlirua më 18.10.1944. U shpall qytet më 1971 dhe sot ka dy lagje me ndërtesa përgjithësisht të reja. Është qendër e rëndësishme për komunikacionin me park automobilistik, për lëndët e ndërtimit (prodhohen parafabrikate, gurë e gëlqere), për transportimin e naftës nga Q.Stalin dhe për bujqësinë. Më 1978 u ndërtua ura e re.
Ka shkollë të mesme dhe 8-vjeçare, qendër shënaetësore, klinikë dentare, .rrjet tregtar e komunal.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Ura Vajgurore
[cite]