URAT
✤ Vepra ndërtimore që shërbejnë për kalimin mbi lumenj, përrenj, kanale, kryqëzime rrugësh ose hekurudha etj. Ndahen në U. automobilistike, hekurudhore, për këmbësorë, ura-kanal, U. për tubacione të ndryshme etj. Ndërtohen prej druri, guri, metali, betoni dhe betoni të armuar etj. Sipas formës ndahen në U. me hark, me trarë të thjeshtë, me trarë të vazhduar, me konsol, U. të varura etj.

Në Shqipëri janë ndërtuar U. që në kohë të lashta, në fillim prej druri. Më vonë janë ndërtuar U. guri, gjurmët e disa prej të cilave kanë mbetur deri në kohën tonë si U. e Bogdanit, U. e Kamares (shih), Ura e Mesit (shih). Deri më

1912 kishte pak U. dhe përveç U. së Bahçallëkut ahe disa U. të vogla të trashëguara nga e kaluara të gjitha kalimet e lumenjve bëheshin me trape ose nëpër va. Para Çlirimit u ndërtuan 4371 ura të përhershme me gjatësi të përgjithshme 13.085 m dhe 1234 ura të përkohshme me gjatësi të përgjithshme 4793 m, më të rëndësishme nga të cilat janë: Ura e Matit në Milot, e Drinit në Lezhë, e Shkumbinit në Rrogozhinë, e Dragotit mbi Vjosë, e Mifolit mbi Vjosë etj.

Gjatë Luftës II Botërore pushtuesit shkatërruan shumë nga urat më të rëndësishme. Pas Çlirimit filloi menjëherë një aksion i madh për rindërtimin e U. Më 1945-1948 u rindërtuan 5787 m U. të përkohshme dhe u sigurua trafiku automobilistik. Në vitet e mëvonshme u ndërtuan U. të reja, u shtua kapaciteti mbajtës i tyre, u shpejtua ritmi i ndërtimit dhe u fut teknika e re e ndërtimit. Në fillim u ndërtuan U. betonarmeje m4 trarë ose harqe betoni monolite. Më pas u n^ërtuan lloje të ndryshme U. si U. me hark betoni (U. e hekurudhës Durrës-PeqinElbasan); Ui me trarë betonarmeje për hekurudha (U. e Limuthit dhe U. e Erzenit); U. rrugore me trarë betonarmeje (U. e Gjoles, e Memaliajt, e Kirit, e Ballshit, e Fierzës, urat e Kukësit etj.); U. rrugore me hark betoni (U. e Beshirit, e Topojanit, e Përmetit, e Luzit, e Raboshtës, e Repsit etj.). Prej vitit 1960 ka filluar në masë ndërtimi i U. rrugore me trarë të parapërgatitur me peshë deri 45 tonë, si U. e Bahçallëkut, e Gramshit„ e Lezhës, e Spatharës në Vaun e Dejës, e Kirit në Shkodër, e Kuçit në Berat, U.Vajgurore, e Murrashit, e Shkumbinit në Elbasan, e Luftinjës në Memaliaj, e Bënçës, e Drinosit në Gjirokastër, e Komanit, e Gjadrit, e Gostimës, e Mbrostarit etj.

Në hekurudhat e ndërtuara pas viteve 60 janë ndërtuar shumë U. me trarë monolite betonarmeje si: Ura e Ishmit, e Drojës, e Rrogozhinës, e Mbrostarit, urat e Murrashit, e Rrapunit, e Gjanicës, e Matit në Milot, e Lezhës, e Kirit, e Rjollit e Bushtrieës, e Pishkashit, e Qukësit, e Xhyrës, e Hotolishtit etj.

Në projektimin dhe ndërtimin e U. kanë dhënë ndihmesë Gjovalin Gjadri, Lutfi Strazimiri, Mihal Mosko, Kamber Shevroja, Andrea Papastefani etj.

(Mi.D.—Sh.T.—Pi.B.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Urat


[cite]