URBANISTIKA


URBANISTIKA
✤ Shkenca dhe praktika e hartimit të planeve për zhvillimin e ndërtimeve për të tashmen dhe perspektivën e qyteteve, qendrave të banuara dhe fshatrave. Studimet e U. synojnë të krijohen kushte sa më të përshtatshme për banim, punë dhe pushim e të zgjidhen problemet më të rëndësishme ndërtimore të qytetit si ato ekonomike, sociologjike, demografike, klimatike, higjieno-sanitare, të transportit etj. Sipas studimeve hartohen plane rregulluese për një periudhë 15-20 vjeçare.

Nga e kaluara vendi ynë ka trashëguar shembuj të mirë në ndërtimin e qyteteve, fshatrave dhe ansambleve me vlera urbanistike dhe arkitekturore si: Gjirokastra, Berati, Shkodra, Kruja, Korça etj. Ndërtimet e tyre u janë përshtatur mirë terrenit, klimës, kanë përdorur materiale rrethanore dhe janë arritur vlera estetike. Ato janë krijuar nga mjeshtrit popullorë të mbështetur në traditën dhe përvojën e grumbulluar në shekuj.

Me vendosjen e pushtetit popullor u hap një periudhë e re për zhvillimin e U. Sistemi socialist me zhvillimin e ekonomisë në mënyrë të planifikuar krijon mundësi për organizimin më të mirë të ndërtimeve, që t’u përgjigjen kërkesave të jetesës dhe nevojave ekonomike, kulturore etj. Prona shtetërore mbi tokën ndikon për zgjidhjen e bashkërenduar të problemeve të U. dhe për rikonstruksionin e qyteteve.

Puna studimore e projektuese e U. tek ne bëhet nga specialistët e fushave përkatëse, udhëhiqet nga ideologjia marksiste-leniniste dhe synon që me projektet urbanistike të sigurohen kushte sa më të mira për jetën e masave punonjëse. ICëto arrihen duke zgjidhur mirë zonimin funksional të territorit të qytetit (zonën e banimit, industriale dhe ekonomike, zonën e gjelbër me parqet, transportin etj.) dhe anën estetike të formulimit vëllimor e arkitekturor të hapësirës së qytetit. Parimet e U. së re janë zbatuar në qytetet e reja Kukës, Laç, në fshatrat e reja të Kulcësit, Shkodrës, si dhe në planet rregulluese të qyteteve të tjera.

Të gjitha qytetet kryesore të vendit deri me 1961 u plotësuan me plane rregulluese dhe sci çdo qytet i vogël, qendër e banuar ose fsha: planin e vet rregullues. Futja e tipizimit dha e industrializimit në ndërtim, materialet e re;a ndërtimit kanë hapur perspektiva të reja per Lagjet e banimit me banesa të paragatiiurE gc ngrihen në shumë qytete të vendit, duke parashikuar oborre të gjelbra, sheshe lojrash për fëmijë dhe orientim të mirë të banesave.

Në projektimin e planeve rregulluese zbatohen një varg kërkesash teknike (për gjerësitë e rrugëve, hapësirat midis ndërtesave për vendosjen e godinave të shërbimit e atyre shoqërore etj.), e një varg kërkesash higjienike (largësia e varrezave nga qendra e banuar, largësitë e industrive që lëshojnë tymra të dëmshëm etj.).

(Kl.K.—Fr.L.—U.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Urbanistika


[cite]