URIMET
✤ Shprehje popullore të ngurtësuara, që u drejtohen njerëzve në takim a ndarje, në festa, ceremoni e raste të ndryshme të jetës. Shoqërohen shpesh me takim të duarve, me përqafim a «të falur» me kokë. U shprehin dëshirë për mirëqënie, për shëndet, për gëzim; janë shfaqje e solidaritetit. Ndahen në: 1. Përgëzime (p.sh. «Me jetë të gjatë djali!», i uruari përgjigjet «Paç me jetë të tutë»!) 2. Falënderime (si p.sh. «T’u rritë nderi!, «Qofsh me nder!»). Një lloj i veçantë janë ngushëllimet në raste fatkeqësish (p.sh. në vdekje: «Vetë qofshi shëndoshë!», «Me gjithë shokë shëndoshë!»). Në U. ruhen dukuri të mendësive të periudhave të kaluara, të lidhura edhe me anë të tjera të kulturës popullore. Me ndryshimet e sotme historike e shoqërore disa janë lënë si të vjetruara, të tjera janë ndryshuar dhe kanë lindur të reja.

(M. Ti.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Urimet


[cite]