Ushqime qe nuk duhen mbajtur ne Frigorifer
Domatet e pa prera
Domatet nuk duhet të ruhen në frigorifer, sepse kanë për të humbur shijen, ndalon pjekjen, dëmton membranat brenda saj dhe i bën të qullta.
Qepët
Qepët e paqëruara nuk duhet mbajtur në frigorifer por në një vend të thatë dhe të ajrosur. Në frigorifer do të myken dhe do të qullosen. Shoqata Kombëtare e Qepëve në Amerikë tregon se qepët kanë nevojë për ajër prandaj dhe nuk duhen mbajtur në qese. Gjithashtu qepët nuk duhet të mbahen bashkë me patatet sepse kur janë bashkë prishen më shpejt. Por qepët e qëruara duhet në mbahen në frigorifer në një enë me kapak.
Ushqime qe nuk duhen mbajtur ne Frigorifer
Kungujt
Kanë nevojë për një vend të thatë të errët dhe të ajrosur.
Shalqinjtë e pa prerë
Departamenti i Bujqësisë në Amerikë ka zbuluar se shalqijtë humbasin disa nga antioksitantët e tyre. Ndërsa shalqijtë e prerë duhet të jenë të mbuluar kur vendosen në frigorifer.
Hurdhërat
Asnjëherë mos fusni koka hudhre në frigorifer, sepse kanë për të nxjerrë filiza. Mbajini në vend të thatë dhe të errët.
Ushqime qe nuk duhen mbajtur ne Frigorifer
Patatet
Patated duhen mbajtur në vend të errët, të freskët dhe të thatë. Të hiqen nga qeset plastike, apo letre dhe të mbahen të palara në një vend të ajrosur mirë.
Mjalti
Mjalti nuk ka nevojë të ruhet në frigorifer. Është një nga ushqimet më të rralla i cili nuk prishet. Duhet mbajtur në një enë të mbyllur fort në temperaturë dhome dhe ka për të rezistuar për shumë kohë.
Kajsitë, Bananet, Kivit, Pjeshkët, Kumbullat dhe Mangot
Edhe këto fruta nuk duhen mbajtur në frigorifer por në banakun e kuzhinës tuaj dhe kanë për të ruajtur të lëndët ushqyese më mirë.
Kafeja
Kafeja e bluar dhe kokrrat e kafesë kanë nevojë për enë hermetike dhe të qëndrojnë në vend të errët. Në frigorifer kanë për ta humbur shijen dhe aromën sepse kanë për të thithur aromat e tjera që janë atje.
Ushqime qe nuk duhen mbajtur ne Frigorifer
Vajrat
Vajrat nuk duhen mbajtur në frigorifer sepse sepse kanë për t’u trashur dhe për tu bërë më viskozë. Ruajini në vend të freskët dhe të errët
Borziloku
Borziloku do të fishket më shpejt po u la në frigorifer dhe do të thithë të gjitha erërat e ushqimeve që janë aty. Më mirë të mbahet jashtë në një filxhan ujë ashtu siç mbajmë lulet. Por nëse e duam borzilokun ta ruajmë për një kohë të gjatë duhet ta qërojmë dhe pastaj ta mbajmë në ngrirje.
Ushqime qe nuk duhen mbajtur ne Frigorifer