UZINA E BAKRIT RUBIK


UZINA E BAKRIT RUBIK
✤ Uzina më e vjetër e metalurgjisë në vend, që prodhon bakër blister, anoda bakri, bakër elektrolitik, tunxh, bronx etj, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste». Më 1942 shoqëria konçesionare italiane «SAMIA» zgjeroi punimet në minierën e Rubikut dhe ndërtoi një uzinë të vogël shkrirjeje dhe një fabrikë pasurimi që u dëmtuan më pas nga lufta. Uzina u rivu në punë më 1946 dhe u rikonstruktua më 1952 e më 1971 duke prodhuar bakër blister. Më 1965 u vu në shfrytëzim dhe uzina e re e rafinimit dhe e përpunimit të bakrit, e cila siguroi përpunimin e mëtejshëm të bakrit blister duke prodhuar bakër të pastër e të rafinuar dhe bakër elektrolitik, si dhe lidhje metalike të bakrit (tunxh, bronz) etj.

(N.Lo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina E Bakrit Rubik


[cite]