
UZINA E FERROKROMIT BURREL
✤ Uzinë metalurgjike, që prodhon lidhje të hekurit me krom, vënë në shfrytëzim më 1979 pranë Burrelit. Përpunon xeherorë të kromit, duke i shkrirë në furra elektrike e duke nxjerrë ferrokrom me shumë karbon. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet.
(K.Ku.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Uzina E Ferrokromit Burrel
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "UZINA E FERROKROMIT BURREL" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/uzina-e-ferrokromit-burrel