UZINA E GOZHDËVE DHE E BULONAVE KAVAJË


UZINA E GOZHDËVE DHE E BULONAVE KAVAJË
✤ Uzinë që prodhon elementë lidhës metalikë. U vu në shfrytëzim më 1963, në fillim për prodhimin e gozhdëve dhe bulonave. Tani prodhon edhe vida druri, si dhe tela e rrjeta teli të zinguar dhe të pazinguar, lidhëse aktesh etj. Pas v.1982 me forcat e vetë uzinës janë projektuar dhe ngritur një varg linjash për përsosjen e teknologjisë dhe për prodhimin e artikujve të rinj.

(Th.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina E Gozhdëve Dhe E Bulonave Kavajë


Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "UZINA E GOZHDËVE DHE E BULONAVE KAVAJË" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/uzina-e-gozhd%c3%abve-dhe-e-bulonave-kavaj%c3%ab