UZINA E IN STRUMENTE VE PETRO PAPI KORÇË


UZINA E IN STRUMENTE VE PETRO PAPI KORÇË
✤ Uzinë mekanike për prodhimin e instrumenteve, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste». U vu në shfrytëzim më 1969. Prodhon 70 tipa instrumentesh me mbi 1200 tipa përmasash, si instrumente metalprerëse (për shpim vrimash, për filetim, për frezim, për çarje dhëmbësh etj.) instrumente matës (kalibra, mikrometra etj.), instrumente axhusterie e vegla dore (lima, sharra për fnetal, pinca, çelësa fiks e të regjistrueshëm), si dhe forma e stampa për industrinë, etj. UIK sot i ka dyfishuar llojet e prodhimeve të parashikuara në projekt, një pjesë e të cilave eksportohet. Me forcat e veta ka prodhuar makina speciale të një shkalle të lartë përpikërie, janë ngritur linja e tërheqjes dhe e petëzimit të çeliqeve instrumentale, dhe ajo e prodhimit të instrumenteve me derdhje.

(Dh.Bi.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina E In Strumente Ve Petro Papi Korçë


[cite]