UZINA E INSTRUMENTEVE ABRAZIVE, TIRANË


UZINA E INSTRUMENTEVE ABRAZIVE, TIRANË
✤ Uzinë për prodhimin e mjeteve, lëndëve dhe instrumenteve gërryes. U vu në shfrytëzim më 1980, e projektuar dhe e ndërtuar plotësisht me forcat e veta. Sot UIA prodhon shumë lloje instrumentesh gërryese prej materialesh të ndryshme me lidhës qeramike ose bakeliti me përmasa e trajta të ndryshme, si instrumente gërryese të sheshta, konike, unazore, cilindrike, sferike, katrore etj. Plotëson nevojat kryesore të vendit dhe rreth 90% të prodhimeve është në përputhje me standardet ndërkombëtare. Po punohet për prodhimin e llojeve të tjera të instrumenteve e lëndëve gërryese,

(I.D.—J.Ko.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina E Instrumenteve Abrazive, Tiranë


[cite]