UZINA E LËNDËVE PLASTIKE LUSHNJE
✤ Uzina më e madhe për prodhimin e lëndëve plastike prej kloruri të polivinilit, e vënë në shfrytëzim më 1976. Lënda e parë bazë është rrëshira e klorurit të polivinilit, që prodhohet në Uzinën e Sodës dhe PVC në Vlorë. Prodhon thasë ambalazhi, fletë me gjerësi deri 4 m për mbulimin e serrave me ngrohje diellore, tuba të fortë me diametër deri 250 mm që durojnë trysni deri 6 atm e aë përdoren kryesisht për ujitje në bujqësi, pllaka të buta e të forta, artikuj për përdorim të gjerë (linoleum, mushama shiu, mbulesa tryeze, tekstile të veshura me PVC). Prodhon gjithashtu kokrriza PVC të forta e të buta, për nevoja të ndërmarrjeve të tjera. Në të ardhmen do të zgjerohet prodhimi sidomos i tubave të fortë për ujitje e drenazhim të tokave, i ambalazheve, pjesëve të ndërrimit, artikujve për përdorim të gjerë etj.
(S.Ga.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Uzina E Lëndëve Plastike Lushnje
[cite]