UZINA E SUPERFOSFATIT LAÇ


UZINA E SUPERFOSFATIT LAÇ
✤ Uzinë për prodhimin e plehrave të fosfatuara e përuruar më 1967. Përbëhet nga dy fabrika: e superfosfatit dhe e acidit sulfurik, prodhon superfosfat të thjeshtë pluhur dhe të kokërrzuar, acid sulfurik dhe fluorosilikat të natriumit. Si lëndë të parë përdor fosforite me 28-30% P2Os dhe piritin. Ind. e prodhimit të akumulatorëve furnizohet me acid sulfurik nga kjo uzinë në të cilën prodhohet edhe oleum. Ajo bën edhe përqendrimin e acidit nitrik të vendit nga 53% deri në 99%. Po zgjerohet fabrika e superfosfatit dhe në të ardhmen do të rriten prodhimi i superfosfatit dhe i acidit sulfurik.

(G. L.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uzina E Superfosfatit Laç


[cite]