UZNOVA
✤ Fshat në rrethin e Beratit, 3 km në L të qytetit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Bilçë, Drobonik, Agimi, Otllak, Partizani, popullsia gjithsej 5700. Gjatë Luftës ANÇ U. ishte bazë partizane. Më 26.5.1944 te Çezma e Thatë nazistët e ballistët masakruan 72 punëtorë. U çlirua më 13.9.1944. U. është qendër e NB, ngritur më 1960. Ka drejtim kryesor prodhimin e frutave, janë të përmendur blloqet me fiq, që shkojnë për përpunim industrial sidomos si fiq të thatë, dhe blloku i ullinjve, qershitë, pjeshkët, rrushi, perimet. U. ka shkollë të mesme bujqësore, qendër shëndetësore, pika të shërbimit tregtar e komunal.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Uznova


[cite]