VAJGAND GUSTAV
✤ (Gustav Weigand, 1860-1930). Gjuhëtar ballkanolog gjerman. Njihet sidomos si studiues i gjuhës rumune. Hartoi atlasin e parë dialektor të kësaj gjuhe. U mor edhe me studimin e gjuhëve të tjera të Evropës JL, sidomos me shqipen dhe me bullgarishten. Dukuritë e përbashkëta të këtyre tri gjuhëve i lidhi me një substrat të përbashkët trak. Qe përfaqësuesi kryesor i tezës se shqipja buron nga trakishtja. Këtë tezë e shtroi në artikullin: «A janë shqiptarët pasardhës të ilirëve apo të trakasve». Për gjuhën shqipe shkroi edhe veprën Gramatikë e dialektit të Gegërishtes jugore (Leipzig, 1913), e cila mbështetet në rnaterialet e të folmeve të Tiranës, të Durrësit dhe të Elbasanit dhe, krahas shpjegimeve gramatikore, përmban edhe ushtrime, copa leximi dhe përralla popullore.
(E.L.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vajgand Gustav
[cite]