VËNDRESHA
✤ Fshat në rrethin e Skraparit, në JP të Çorovodës. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatrat: Buzuq, Lavdar, Spatharë, Therepel, Vëndreshë e Vogël, Vëndreshë e Malit. Valë, popullsia gjithsej 3060 banorë. Gërmimet arkeologjike dëshmojnë për një vendbanim të hershëm. Më 1432 V. ka patur 54 shtëpi. Është vendlindja e Tajar dhe Tefik Vëndreshës, të njohur për veprimtari patriotike. Në tetor 1942 u ngrit Këshilli NÇ. Fshati ka marrë pjesë aktive në Luftën ANÇ. Kanë rënë në fushën e betejës 30 dëshmorë. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1956. Është qendër e koop. bujqësore të bashkuar, formuar më 1972. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës dhe rritja e bagëtive të imëta. Ka dy ujëmbledhës për ujitje. V. ka shkollë të mesme bujqësore, shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, punishte frutash, punishten e bulmetit, shtëpinë e kulturës, muze, njësi tregtare e komunale.
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vëndresha
[cite]