VAJI I ULLIRIT


VAJI I ULLIRIT
✤ Vaj ushqimor, që nxirret nga shtrydhja e frutave të ullirit (shih) dhe që përv mban acide yndyrore, kryesisht acid oleik. Ka ngjyrë të verdhë në të gjelbër, shije të këndëshme e aromë të niirë karakteristike. Ndërmjet të gjithë vajrave bimore (shih) V. i U. është ndër më të mirët dhe me vlera të larta ushqimore.

Në Shqipëri V. i U. është i njohur e prodhuar që në kohët më të lashta. V. i U. i trevave ilire, sidomos vaji që nxirrnin liburnët ishte nga më të njohurit dhe eksportohej në vise të tjera të pellgut mesdhetar. Edhe gjatë mesjetës në Shqipëri prodhohej e eksportohej V.U., megjithëse pushtuesit osmanë e venedikas merrnin taksa për ullirin dhe vajin e tij. Deri para Çlirimit V. i U. vazhdoi të prodhohej duke i bluar ullinjtë në lëmenj guri e duke i shtrydhur në presa në punishte (mullinj vaji) si dhe në disa fabrika të vogla, ose në ekonomitë fshatare duke i shtypur ullinjtë me këmbë e duke i shtrydhur në trokulla. Pas Çlirimit, me zhvillimin e ind. së vajrave (shih) edhe prodhimi i V. të U. kaloi plotësisht në rrugë industriale.

Sot V. i U. përbën rreth 30% të sasisë së vajrave ushqimore që prodhon ind. e vajrave. Prodhohet kryesisht në rrethet e Vlorës, Beratit. Fierit, Lushnjës, Sarandës, Tiranës, Elbasanit.

Me shtimin e vazhdueshëm të plantacioneve të ullirit, prodhimi i V. të U. më 1985 do të jetë mbi 3 herë më i madh se më 1938.

(D.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vaji I Ullirit


[cite]