VAJRAT BIMORE


VAJRAT BIMORE
✤ Yndyrna ushqimore që nxirren kryesisht nga përpunimi i farave të bimëve vajore si të lulediellit, sojës, pambukut, kikirikut etj., fruteve të ullirit si dhe embrioneve të drithërave. Nxirren duke i shtypur ato me presa ose duke bërë ekstraktim me tretësa organikë. Përbëhen kryesisht nga përzierje esteresh të glieerinës me acide yndyrore,. Në temp. e mjedisit janë në gjendje të lëngët, nuk treten në ujë, treten me lehtësi në tretësa organikë. V.B. ndahen në vajra të pathashme (vaji i ullirit, i bajameve, i kajsisë); vajra gjysmë të thashme (i lulediellit, pambukut, sojës) dhe vajra të thashme (vaji i arrës, i linit).

Më i njohur tradicionalisht në Shqipëri është vaji i ullirit (shih). Sot ind. e vajrave (shih) prodhon edhe vaj luledielli, misri, soje, pambuku etj. Më i përhapuri është vaji i lulediellit që përbën 60-65% të prodhimit të V.B. të vendit. Përmban acide yndyrore, kryesisht acid linoleik, ka ngjyrë të verdhë dhe shije e aromë karakteristike.

(D.Ha.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vajrat Bimore


[cite]