VAKËFI
✤ Pasuri e institucioneve fetare myslimane që përfshinte toka, shtëpi, dyqane, të holla etj., e krijuar në Shqipëri qysh nga shek.XV e më vonë nga dhurimet e sulltanit dhe të besimtarëve të tjerë, sipas rregullave të caktuara të vakufimit. Çdo musliman kishte të drejtë të kthente në Vçdo lloj prone private (mylk), duke caktuar si do të përdoreshin të ardhurat prej saj. Kusht themelor ishte që një pjesë e këtyre të ardhurave të shkonte në dobi të një institucioni fetar, një pjesë tjetër mund të shkonte për ndërtime publike, rrugë, çezma, ndërtesa. V. ishte i paprekshëm nga shteti, prandaj një pjesë e klasës feudale i kthente në V. pronat e saj për t’i siguruar që të mos u vinte dorë mbi to pushteti qendror, i cili e praktikonte këtë masë në kohë ngushtice financiare. Pjesën më të madhe të të ardhurave vakuflënësi shpesh e destinonte për vete e për trashëgimtarët e tij brez pas brezi, duke ngarkuar njërin prej tyre me detyrën e kujdestarit (myteveliut) të pronës. I tillë qe V. i madh me shumë fshatra në krahinën e Korçës, që e la feudali i madh Iljaz Bej Mirahori në fund të shek.XV. Tokat .V. shfrytëzoheshin në të njëjtën mënyrë sl çifligjet e pronarëve feudalë privatë. Të hollat e grumbulluara nga V. u përdorën nga institucionet fetare si kapital fajde me përqindje të lartë.

Pasuri V. grumbulloi edhe kisha e krishterë me anë dhuratash dhe testamentesh të besimtarëve.

V. mbeti në Shqipëri në fuqi deri në vitet e para pas Çlirimit.

(P.Th)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vakëfi


[cite]