VALËSHI


VALËSHI
✤ Fshat në rrethin e Elbasanit (JL). V. bën pjesë në fshatin e bashkuar Gjinar (shih) Vendbanim i vjetër, përmendet në dokumente që në shek.XV. Në VL të V. janë rrënojat e një kalaje ilire të shekujve IV-III p.e.r.. Në kishën mesjetare të V. ruhen disa nga pikturat më të rëndësishme të Onufrit (shih), si dhe afreske të tjera. Banorët kanë marrë pjesë në Luftën ANÇ. Këshilli NÇ u ngrit në pranverë të v.1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1966. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i grurit, misrit, duhanit dhe rritja e bagëtive të imëta. V. ka shkollë 8-vjeçare, vatër kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Valëshi


[cite]