VALAMARA


VALAMARA
✤ Mal me lartësi 2373 m në kufirin midis rrethit të Korçës, atij të Gramshit dhe të Pogradecit. Në V kufizohet me Gurin e Topit kurse në J me Lenien. Është i ndërtuar kryesisht nga shkëmbinj ultrabazikë. Ka forma të shumta të relievit akullnajor dhe liqene akullnajore (mbi 1600 m). Në shpatin L buron 1. Shkumbin, kurse në atë P dhe JL Devolli. Bimësia përbëhet nga pyje ahu e pishe në pjesën e ulët dhe nga kullota të pasura verore në pjesën e sipërme. (P.Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Valamara


[cite]