VALENCA XHOVANI
✤ (Giovanni Valenza, ? -1927).
Nënofieer italian i ndikuar nga idetë socialiste, i cili braktisi vullnetarisht radhët e ushtrisë pushtuese italiane në Shqipëri dhe u hodh në anën e kryengritësve shqiptarë në Luftën e Vlorës më 1920 duke u dorëzuar atyre depot me municion.
Pas dëbimit të ushtrisë italiane nga vendi ynë qëndroi në Vlorë ku solli edhe familjen. Rrethet e borgjezisë imperialiste italiane e cilësuan si «tradhtar» dhe fashistët organizuan në Vlorë vrasjen e tij.
(M.Ç.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Valenca Xhovani
[cite]