VALLET LABE TË BURRAVE


VALLET LABE TË BURRAVE
✤ Shoqërohen vetëm me këngë polifonike dhe, përgjithësisht, emrat i marrin sipas vargut të parë të këngës. Nga përmbajtja ideoemocionale bëjnë pjesë në valletepike të trimërisë. Patosi epik heroik që i karaktsrizcn shprehet përmes strukturash karakteristike të kërcimit dhe interpretimit. Kërcimi më origjinsl i V.L. të B. është në dy grupe, në dy gjysmërrathë që komunikojnë në formë dialogu. Mbizotërar. trehapëshi popullor i dyzuar, si shprehje më tipike e vallëzimit tonë popullor. Kërcimi lidhet kryesikht me valltarin e parë, përçorin e valles (në fakt ata janë dy). Ai përgjithësisht e nis kërtrimin shtruar, me një forcë të brendshme, pas lëvizjeve të para burrërore vijnë përplasja e herëpashershme e këmbëve nga toka, uljet gjysmë të thella mbi njërën ose mbi të dyja këmbët, rrotullimet e vrullshme, përkuljet e trupit etj. Gjerdani i valltarëve që shoqëron me iso luan me hapa të thjeshtë por të rëndë, në përshtatje me karakterin e valles.

(R.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vallet Labe Të Burrave


[cite]