VALLET POPULLORE


VALLET POPULLORE
✤ Pjesë e kulturës artistike popullore, që përfshin kërcimet tradieionale në raste festash e argëtimesh popullore. Përfshijnë dy gjini kryesore: lirike dhe epike V.P. lirike zënë vend të madh në folklorin ko— reografik shqiptar. Luhen kryesisht nga gratë. më pak nga burrat ose gra e burra bashkë. Llojet e tyre janë vallet e punës (si p.sh. «Vallja e mbjelljes», Zadrimë-Shkodër etj.); vallet rituale («Lule manushaqe», Kolonjë etj.); vallet e dasmes («Nusja jonë arbërore», Lunxhëri-Gjirokastër er; vallet erotike («Kërcimet e logut», Malësia e Mkdhe-Shkodër etj.); vallet humoristike («Vall;s nuses së Fajës» •— qytetet e Shqipërisë së Massae etj.); vallet pantomimë («Ojna e lepurit», Hrr:lisht-Librazhd etj.).

V.P. epike karakterizohen nga forca, burrëria, trimëria, karakteri luftarak, madhështia etj. Luhen kryesisht nga burrat dhe më pak nga gratë ose së bashku. Llojet e tyre janë: vallet luftarake
Veçantia e valleve vërehet në motivet, formacionin dhe trajtën. Motivet (mbi bazën e fakturave të dyhapëshit, të trehapëshit dhe të katërhapëshit) paraqiten në tre tipa kryesorë: a) dyshe, b) treshe, c) katërshe. Sipas formacionit ndahen në valle masive dhe kërcime solistike. Në vallet masive vërehen tre tipa: a) vallet në rreth të mbyllur, b) vallet në gjysmërrethi; c) vallet na dy vija përballë njëra-tjetrës. Kërcimet solistike ndahen në pesë tipa: kërcime njëshe, dyshe, treshe, katërshe dhe kërcime në grup. Sipas strukturës dallohen kryesisht trajtat e kërcimit njëpjesëshe dhe dypjesëshe.

(R.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vallet Popullore


[cite]