VALLJA ÇAMIKO


VALLJA ÇAMIKO
✤ Valle burrash e krahinës së Çamërisë. Për përmbajtjen ideoemocionale dhe vlerat estetike ka tërhequr vëmendjen e studiuesve shqiptarë dhe të huaj të cilët kanë folur edhe për përhapjen e saj edhe te grekët. Njihen disa variante që praktikohen edhe në zona të tjera të Shqipërisë së Jugut, me emërtime, kompozicion koreografik dhe shoqërim vokal-instrumental të ndryshëm. Më e popullarizuara luhet si «Vallja e Isuf Arapit» dhe «Vallja e Osman Takës». Këto emra gojëdhëna popullore i lidh me figura kapedanësh të Ali Pashë Tepelenës. Si valle epike e përshkon një fryrnë e gjallë, dinamike dhe optimiste. Edhe kur kërcehet dyshe ose në grup rolin kryesor e luan valltari i parë. Një ndër figurat e tij më origjinale është kjo: bën ecje të lehtë, ngrihetmbi njërën këmbë, rrotullohet dhe në këtë moment e përkul trupin hark prapa, duke prekur me kokë dyshemenë ose tokën, ndërkohë valltarët e tjerë kalojnë mbi trupin e tij.

(R.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vallja Çamiko


[cite]