VALLJA E MBJELLJES


VALLJA E MBJELLJES
✤ Valle me temë nga punët bujqësore. Ndeshet me shumë variante nga mjetet shprehëse koreografike dhe mënyra vokale e të shoqëruarit. Në një variant (fshati Hajmel i Zadrimës) vallja shoqërohet me këngën «Kesh ta di ke bahet gruni», përfytyrohet mbjellja e grurit. Luhet nga dy gra, që këndojnë në të njëjtën kohë. Valltaret përballë njëra-tjetrës lëvizin me zhvendosje të vogla hapash. Ndërsa këndohet vargu «sille gishtin lëshou përdhe», përkulin trupin përpara me gishtin tregues në tokë, ky veprim, që përbën lajtmotivin plastik-koreografik shpreh idenë qendrore të fabulës.

(R.Bo.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vallja E Mbjelljes


[cite]