VARGËZIMI I PRODHIMIT


VARGËZIMI I PRODHIMIT
✤ Sistem organizimi në prodhimin bujqësor, i eili ka për qëllim sigurimin e pandërprerë të perimeve ose të ushqimeve të gjelbra për gjënë e ‘gjallë, për periudha të caktuara kohe ose për gjithë vitin. Në Shqipëri u studiua dhe u përhap gjerësisht në prodhim pas viteve 60.

Për perimet hartohen skema të cilat, sidomos për zonat bregdetare, japin mundësi për të marrë prodhime të freskëta gjatë gjithë vitit.

Periudha për shfrytëzimin e prodhimit të bimëve foragjere pasqyrohet me skema të cilat mbështeten në kërkesat që ka çdo ekonomi për ushqime të gjelbra për bagëtinë dhe në mundësitë që lejojnë kushtet klimatike-tokësore të vendit të punës.

(M.P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vargëzimi I Prodhimit


[cite]