VARGMALI I KORABIT
✤ (Vargmali Lindor). Vargmal në skajin më lindor të Shqjpërisë, midis rrethit të Kukësit dhe atij të Dibrës. Kufizohet nga lugina e Drinit të Bardhë në V, lugina e Drinit të Zi në P, gryka e Radikës në J. Në L të tij kalon vija kufitare kryesisht nëpër kurrizin ujëndarës. V. i K. ka trajtën e një gjysme harku me anën e mysët të kthyer nga L, me gjatësi 68 km dhe gjerësi mesatare 7-8 km. Bën pjesë në zonën tektonike të Korabit dhe është i ndërtuar nga rreshpe e gëlqerorë të paleozoit (Korab), nga gëlqerorë të triasit (Gjallicë e Koritnik), gjipse (Mali i Bardhë), shkëmbinj efuzivë (Mali i Gramës) si dhe nga flishi (Velivar e Kërçinë). Ka strukturë luspore e bllokore tepër të shkatërruar nga shkëputjet tektonike të plioeenkuaternarit. Larmia e ndërtimit gjeologjik ka bërë që të formohet një reliev me kontraste të theksuara midis kreshtave të mprehta gëlqerore e pliajave të buta rreshpore. Ky reliev është tepër i copëtuar në drejtim vertikal e horizontal. Degët e djathta të Drinit të Zi (përroi i Banjave, Radika, Grama, Bushtrica) ‘ dhe të Drinit të Bardhë (lumi i Lumës) kanë çarë gryka të thella në trajtë kanionesh, që e ndajnë këtë varg në një radhë malesh të veçanta. Kështu Gryka e Vanave, e formuar nga I. i Lumës, ndan Koritnikun nga Gjallica; kanioni i Bicajt ndan Gjallicën nga Kolesiani; gryka e Bushtricës ndan Kolesianin nga Serakoli, etj. Malet kryesore të V. të K. janë: Koritniku (2395 m, shih), Gjallica (2486 m, Kolesiani (2052 m), Serakoli (2118 m), Korabi (2751 m, shih), mali i Gramës (2345 m), i Velivarit (2372 m) dhe mali i Kërçinës (2341 m). Në relievin e V. të K. ruhen gjurmët e akullimeve të kuaternarit, të përfaqësuara nga cirqe të shumta, ku kanë pikënisjen gjithë përrenjtë e lartpërmendur.
Mbulesa pyjore e vargut është e varfër dhe përfaqësohet nga zona e dushkut (qarr e lis) dhe e ahut. Zona e pishës (rrobulli) takohet në Koritnik, Gjallicë e pak në malin e Bardhë. Pjesën kryesore të tij e zënë kullotat e pasura alpine nga fshati Shishtavec në V e deri në maiin e Kërçinës në J. Përmendet pylli i ahut i Kolesianit dne ai i mështeknës midis fshatrave Turaj e Shishtavec, më i madhi i vendit tonë. Ndër kafshët e egra takohet dhia e egër dhe ujku, sidomos në kullotat alpine, si dhe rëqebulli e më rrallë ariu në pyjet. Ka edhe shpendë si thëllëza e maiit, sterqoka e malit etj. Haset edhe një lloj i veçantë nepërke. Në V. e K. është zbuluar një vendburim kuarci (Kallabak) si dhe shenja xeherori të hekurit (Serakol) dhe squfuri (Kërçisht).
(Gj.G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vargmali I Korabit