VAROSHI
✤ Lagje ose bërthama qytetare të krijuara pranë kalave gjatë sundimit osman në Ballkan. Në Shkodër përmendet për herë të parë termi V. më 1529 për lagjen në anën P të kështjellës së Rozafatit. Në shek.XVII-XVIII i gjejmë V. edhe në Durrës, Krujë, Prishtinë, Lezhë, Pogradec, Korçë, Gjirokastër, Vlorë etj. Në V. krahas banesave përdhese prej qerpiçi a dërrase të shtresave të varfra u ngritën edhe dyqanet, ndërtesat e kultit (xhamitë) dhe shtëpitë e parisë, sipas stilit oriental, me dritare të vogla të mbrojtura me kafaze druri dhe me kopshte. Në shek. XIX fjala V. mori kuptimin e qytetit të vjetër.

(Z.Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Varoshi


[cite]