VARREZAT E DËSHMORËVE


VARREZAT E DËSHMORËVE
✤ Ansamble arkitektonike ku prehen eshtrat e dëshmorëve të Atdheut e që përjetësojnë kujtimin e emrave dhe të veprës së tyre. Filluan të ndërtohen pas Çlirimit në çdo rreth të vendit. V. e D. përbëhen nga varret, obelisku qendror dhe vepra arkitektonike skulpturore ose ndonjë vepër tjetër e arteve monumentale, që shpreh në mënyrë të përgjithësuar artistike aktin e dëshmorëve. Në disa raste këtë qëllim e kryen ambienti muze (Durrës, Berat), me formë të zgjedhur arkitektonike. Në V. e D. ka edhe një shesh ceremonish, në të cilin vendosen kurora dhe bëhen homazhe. V. e D. vendosen duke krijuar ansamble arkitektonike, me vlera monumentale. Për zgjidhje të bukura arkitektonike përmenden ansambli monumental i varrezave të dëshmorëve të Kombit në Tiranë (shih), varrezat e dëshmorëve në Korcë, Lushnje, Pezë, Vlorë, Durrës, Tepelenë, . Kukës etj.

(Kl.K.—Fr.L.—Il.F.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Varrezat E Dëshmorëve


[cite]