VARREZAT E DËSHMORËVE TË KOMBIT
✤ Monument përjetësues i Luftës ANÇ, përuruar më 1971, ku prehen eshtrat e afro 900 dëshmorëve nga të gjitha rrethet e vendit që ranë për Çlirimin e Atdheut, të udhëheqësve të shquar të Partisë e të shtetit të vdekur pas Çlirimit, si dhe të gjithë atyreve që ranë në krye të detyrës internacionaliste për çlirimin e tokave të Jugosllavisë. Më 15.4.1985 këtu u varros udhëheqësi i shquar i PPSPI dhe i popullit shqiptar, sh. Enver Hoxha. Varrezat janë vendosur në njërën nga kodrat më të bukura në JL të Tiranës, në trajtë tarracash, që formojnë komplekse të veçanta, por të lidhura midis tyre në një organizëm të vetëm arkitektonik. Nëpërmjet një shkalle monumentale, mjaft të gjerë e me 10 sheshe pushimi, arrihet në sheshin kryesor të ndërtuar në formë parteri, ku ngrihet skulptura «Nënë Shqipëri» (vepër kolektive). Më pas, në formë tarracash vijnë 9 sheshe më të vogla, ku prehen Heronjtë e Popull-it dhe pastaj me radhë partizanë e partizane të rënë. (B.Da.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Varrezat E Dëshmorëve Të Kombit
[cite]