VASA PASHKO
✤ (1825-1892). Veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, poet dhe publieist patriot.
Lindi në Shkodër. Pasi kren mësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike. Më 1847 vajti në Itali dhe mori pjesë në luftën çlirimtare të popullit të këtij vendi kundër zgjedhës së huaj. Për t’u shpëtuar përndjekjeve u shtrëngua të hidhej në Stamboll, ku më pas zuri vende me rëndësi në administratën osmane. P. V. hyri çë herët në lëvizjen patriotike, por veprimtari të dendur për çështjen kombëtare zhviiloi në vitet 70, kur bashkë me K.Kristoforidhin, a përpoq për krijimin e një shoqërie për përhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndërgjegjies kombëtare. Në vitet 1878-1882 krahas A.Frashërit u shqua si një nga figurat kryesore të Komitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shaipërisë. Më 1879 ishte ndër veprimtarët më aktivë të -Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip».
P.V. është autor i një vargu veprash me karakter politik e historik, në të cilat mbrojti çështjen e popullit shqiptar, të drejtën e tij për të rrojtur i lirë dhe i pavarur. Botoi «Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave të Shqipërisë» «Esquisse historique sur le Montënëgro d’aprës les traditions de l’Albanie», Constantinopole, 1872), ku përshkroi pashallëkun e Shkodrës nën Bushatasit, *E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët» («La vëritë sur l’Albanie et les Albanais», Paris 1879), në të cilën, krahas të dhënave historike mbi popullin shqiptar dhe qëllimet e luftës së tij, kritikoi administratën burokratike osmane dhe paraqiti kërkesat e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Penës së P.V. i përket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865).
P.V. shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» ‘ («L’alphabet latin appliquë a la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe për t’u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise a l’usage de ceux qui dësirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maitre», London 1887).
P.V. zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej; ai është autor i vjershës së njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletë fluturuese. Me dashurinë s flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e të huajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për të kapërcyer dasitë fetare dhe për t’u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjersha luajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. E vënë në muzikë, ajo u këndua si himn patriotik. Vepër tjetër e P.V. në lëmin e letërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Tëmal», Paris 1890), një nga romanet e para në letërsinë shaiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër në vitet 40 të shek.XIX m) doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe :ijë përmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873).
Që nga viti 1883 e derisa vdiq P.V. shërbeu si guvernator i përgjithshëm i Libanit, ku edlfe vdiq. Me interesimin e pushtetit popullor eshtrat e tij u sollën në atdhe.
(V.B.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Vasa Pashko