VASI THEMO


VASI THEMO
✤ (1915-1943). Militant komunist, veprimtar i shquar i lëvizjes komuniste dhe i Luftës ANÇ, një ndër komisarët e çetave të para partizane, Hero i Popullit. Lindi në Nivan të Gjirokastrës në njëfamilje fshatare të varfër. Në gjimnazin e Gjirokastrës dhe më vonë në të Tiranës përqafoi idetë komuniste, u bë anëtar i celulës komuniste të shkollës.

Drejtoi celulën komuniste në Zagori (1940).

Mori pjesë në shumë demonstrata antifashiste në vitet 1939 e 1940.

Me krijimin e PKSH u pranua anëtar i saj; në shkurt 1942 u zgjodh sekretar politik i Rinisë Komuniste për qarkun e Durrësit. Zhvilloi veprimtari të gjerë propagandistike revolucionare me punëtorët e Durrësit* me bujqit e Myzeqesë dhe me fshatarët e Gjirokastrës. Me formimin e çetës «Koto Hoxhi» (1942) u caktua komisar i saj e më vonë komisar batalioni (1943). Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë në mal të Golemit (Vlorë), më 1.10.1943.

(F.La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Vasi Themo


[cite]